Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar zyrtarisht provat e reja që thonë se koronavirusi përhapet edhe përmes ajrit, ndryshe nga çfarë ishte sugjeruar më parë, ku thuhej se përhapet përmes spërklave të frymëmarrjes.
Advertisements
Një ditë pasi një grup prej 239 shkencëtarësh publikuan një letër publike ku i kërkonin OBSH-së të ndryshonte udhëzimet për Covid-19, një zyrtare e lartë e kësaj të fundit tha se ekzistojnë “prova” që koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, por nuk janë përfundimtare.
Në një konferencë në Gjenevë, Benedetta Allegranzi, udhëheqësja teknike e OBSH-së për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, tha: “Nuk përjashtohet mundësia që koronavirusi të transmetohet përmes ajrit në ambiente publike, veçanërisht në kushte specifike, si për shembull në ambientet e mbyllura me njerëz dhe të paajrosura.”
Advertisements
“Megjithatë provat duhet të mblidhen dhe të interpretohen dhe ne këtë mbështesim,” shtoi ajo.
Në letrën e botuar në Oxford University Press, 239 shkencëtarë argumentuan se ka një rrezik të lartë që Covid-19 të jetë sëmundje airborne – që do të thotë se mund të transmetohet nga njëri individ te tjetri përmes grimcave mikroskopike që qëndrojnë në ajër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!