Rrjeta në lumin Drin, ”kapin” mbetjet para se të përfundojnë në det

Mbetjet kryesisht plastike që transportohen nga lumejtë janë një ndër shkaqet e ndotjes së vijës bregdetare. Drini është një prej lumejve më problematikë, ndaj në Lezhë janë vendosur dy rrjeta që synojnë kapjen e mbetjeve para se të përfundojnë në det!

Advertisements

Kjo është njëra nga rrjetat e vendosura në Lumin Drin në Lezhë për të penguar mbetjet që të shkojnë në det.

Iniciative është ndërmarrë nga vetë ekspertet e mjedisit, në përpjeke për të minimizuar sadopak ndotjen që i shkakton lumi bregdetit.

Advertisements

Nisma duket se po jep efekt.

Këtë e tregon sasia e madhe e mbetjeve kryesisht plastike që grumbulluar në rrjeta.

Specialisti i Mjedisit Jak Gjini tha se rrjeti hidrik është kthyer në vend depozitimi mbeturinash dhe vendosja e rrjetave është një mënyre mjaft efikase për të eleminuar ndotjen.

”Është një përpjekje vërtet e madhe duke marrë parasysh se 54% e mbetjeve që arrijnë në det janë ato plastiket. Në dy pika që kemi vendosur rrjetat plastike, natyrisht është fillimi dhe jo se ujërat kanë rrjedhur në këtë periudhë kohe, por që tani vërehet se çfarë mbetjesh plastike kanë mbetur në to.”

Lumi Drin është një nga basenet me nivel të lartë ndotje, ndërsa shkaktari kryesor është vetë dora e njeriut të cilët hedhin mbetje të ndryshme në brigjet e këtij lumi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTipari më i dashurueshëm i shenjës suaj së horoskopit!
Artikulli tjetërKëto FOTO nuk vijnë prej Parajsës… shijoni magjinë e Thethit në Alpet Shqiptare