“Nuk do ta harroj kurrë”, gazetarja tregon momentin kur takoi hajdutin e shtëpive në Itali

Gazetarja Darara Karaiskaj ka deklaruar se përpara shtatë vitesh bënte realisht atë çfarë donte në ekran.

Advertisements

E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo është shprehur se aktualisht nuk e bën më atë gjë, pasi është lodhur.

“Para 7 vitesh unë bëja atë që doja ta bëja edhe tani. Por jam lodhur me këtë mënyrë. Unë i përkas një shenje horoskopi që diçka kur e bëj e bëj mirë”, tha Dasara.

Advertisements

Më tej, ajo ka zbuluar edhe momentin më të çuditshëm gjatë intervistave, duke veçuar historinë e një hajduti shtëpish në Itali.

“Nuk do ta harroj kurrë derisa të vde s historinë e një hajduti shtëpish në Itali,atë nuk do ta harrojë kurrë. Fakti që ai ishte hajdut shtëpish shpjegohej pastaj edhe nga prejardhja e tij, nga realiteti që e përfaqëson atë si individ. Kjo shpjegoj edhe një herë besoj që njerëzit nuk janë rastësisht kjo që janë në këtë botë. Gjithmonë ka të bëjë fakti nga vijnë. Prejardhja jo në kuptimin kush janë prindërit, por realiteti, se mund të mos kesh prindër fare se je rritur në një jetimore”, u shpreh gazetarja./abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Isha me burrin, erdhën 6 vajza dhe…”, tha se Shala duhej të ishte më e shtrenjtë, nuk ndalet ekspertja e turizimit, ja çfare thote
Artikulli tjetërBebe Rexha ‘tërbohet’ në guzhinë, kërcen dhe kap gjoksin(FOTO)