U rihapën pak ditë më parë/ Angli, koronavirusi i detyron klubet e natës t’i mbyllin dyert sërish

Vetëm pak ditë më parë u rihapën, por koronavirusi ka detyruar disa pabe në Angli të mbyllin dyert sërish.

Advertisements

Klientë në këto pabe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke dëmtuar kështu që në fillim përpjekjet e vendit për t’u rihapur. Pabet dhe restorantet u lejuan të presin klientë në Angli nga 4 korriku, një ditë që u quajt super e shtuna nga mediat britanike në mesin e shqetësimeve për distancimin social dhe sjelljen pa norma. Klientëve në pabe, në të gjithë vendin, u kërkohej numri i telefonit para se të mund të hynin, në mënyrë që të ndihmohej gjurmimi i kontakteve nëse dikush do të rezultonte i prekur nga virusi.

Tani, të paktën tre pabe janë mbyllur sërish pasi disa klientë rezultuan pozitivë për Covid-19. Kryeministri Boris Johnson i bëri apel të gjithë atyre që konsumojnë alkool të silleshin me përgjegjshmëri, por pamjet gjatë fundjavës tregonin turma të mëdha jashtë pabeve pa distancim social dhe me vetëm pak persona që mbanin maska mbrojtëse. Dhe policia doli në përfundimin se nuk kishte asnjë gjasë që të dehurit të ruanin distancën sociale.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDikur bënin namin, sot këta 8 VIP-a shqiptarë bëjnë punë të zakonshme
Artikulli tjetërNivel rekord! Temperaturat në Arktik/ Qershori, më i nxehti i regjistruar