Etleva Kreci, shoqja e Blerta Josifit, e cila ka ndarë 8 vite shkollë me të, bashkë me vitet e gjimnazit, tregon se ajo ka qenë një vajzë plot ëndrra, ambicie për jetën dhe e mbushur me energji pozitive.Shoqja e Blerta Josifit1
Advertisements
Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” ajo tregon për takimin e fundit me dy motrat, 6 vite më parë, në qytetin e tyre të lindjes në Përmet, gjatë të cilës ajo kanë qenë të qeta dhe nuk kanë shfaqur asnjë problem.
“Takimi im i fundit ka qenë 6 vite para në Përmet, kemi pirë një kafe me të dy motrat, më tregoi se ishte sistemuar se ishte inxhiniere në një kompani celulare, Anisa kishte përfunduar studimet, ishin me energji shumë pozitive”- tregon ajo.
Advertisements
Shoqja e Blertës, ndalet edhe në tra gjedinë që u ndodhi atyre si familje, kur iu vetëv ra babai.
“Ne kemi ndarë 8 vite studimi, mundohej të ndihmonte nënën kur shiste në tregun e qytetit. Në gjimnaz ajo ishte një bankë para meje, ka qënë aktive, plot jetë, që e ka kaluar periudhën për humbjen e të atit. Ngjarja ndodhi 10 ditë para mbrëmjes së maturës, por me mbështetjen e familjarëve që ajo e ka deklaruar se ka pasur tezen dhe dajën mbështetje, ajo vazhdoi dhe i përfunduan studimet të dy motrat”- tha ajo, duke shtuar se “Ajo ishte përgatitur për maturën e të blinte fustanin, por ndodhi, nëna ishte një zonjë e përkushtuar për vajzat, u qëndronte shumë afër, dhe ajo periudhë kaloi. Ishte periudha kur përgatiteshim të jepnim provimet për në universitet, konkurronim në Tiranë dhe ajo fitoi universitet shumë të vështirë”-shton më tej ajo.
Pyetur nese ne ate takim kane folur per besimin, shoqja e gjimnazit thote se besimi nuk ka qene fare ceshtje bisede mes tyre.
“Nuk vura re asgjë fare, asnje shqetesi, besimi nuk ka qenë temë e jona e bisedave, më tepër folëm për faktin që ishin integruar në Tiranë, si ishin sistemuar”- thote ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!