Është tro nditur klubi i Vushtrrisë, ku dy lojtarë kanë shfaqur simptoma të Koronavirusit dhe kanë ngjallur ankth te pjesa tjetër e skuadrës.vushtrria
Advertisements
Sipas presidentit të klubit, Bajrush Kajtazi, dy lojtarët që kanë shfaqur simptoma janë zbuluar pas ndeshjes me Flamurtarin dhe për këtë arsye paniku është shumë i madh.
Gjithashtu ai është shprehur se 2 lojtarët janë izoluar, por shton se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. “Dy futbollistë janë me simptoma të “Covid-19”, për të dy e kemi mësuar këtë pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Advertisements
Ditëve në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës duhet të marrë masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy xhirot e fundit, që janë KF Ballkani dhe KF Flamurtari”, u shpreh Kajtazi për “Insport”.
PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!