Njoftim urgjent! Këta persona nuk duhet ta përdorin transportin publik”

Ditën e djeshme nisi punën transporti publik, pas rreth 4 muajsh nga pezullimi i tij për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19. Mirëpo, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka rekomanduar që një kategori personash ta evitojnë transportin publik deri sa të jetë plotësisht i sigurt.

Advertisements

Në këtë kategori përfshihen personat e moshës mbi 65-vjeç dhe të prekurit nga sëmundjet kronike, që sipas tij ekspozohen më shumë ndaj rrezikut.

Postimi i tij në Facebook:

Advertisements

Rekomandim urgjent! Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht transportin publik deri sa të krijohet bindja se ky sistem do të zhvillohet i sigurt!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave. Mbroni veten!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë/ Vetëm 20 vjeç, humb jetën ushtari amerikan në Kosovë
Artikulli tjetërDetaje te reja! Të vërtetat e pathëna për Anisën dhe Blertën: Nga pastori me të cilën u zemëruan, te kisha që frekuentonin