Zogu kaf dhe me qafë të gjatë i quajtur “Alabra” është shpallur specie e zhdukur para 100.000 vitesh si shkak i rritjes të nivelit të detit.
Advertisements
Por, ky zog është parë sërish javët e fundit dhe shfaqja e tij ka lënë shkencëtarët të tronditur dhe me shumë pikëpyetje, përcjell Lajmiifundit.al.
Sipas kërkimeve të publikuara në gazetën “Zoological Journal of the Linnean Society”, ri-mishërimi i Aldabra është një produkt i evolucionit përsëritës.
Advertisements
Kjo ndodh kur gjenet e vjetra të cilat mendohet se kanë vdekur rishfaqen në një moment të dytë, qoftë kjo është pas 100 mijë vitesh
Kjo do të thotë që teksa paraardhësit e një shpendi mund të jenë zhdukur, ADN-ja mbetet, dhe kur mjedisi është në kushte të duhura asgjë nuk e pengon procesin që gjenet e lashta të rikthehen në kohët moderne.
Pra, speciet identike realisht mund të prodhojnë degëzime të shumta, pak të evoluara, gjatë gjithë historisë së specieve të tyre, përcjell Lajmiifundit.al.
Por, gjithsesi mos shpresoni se kjo do të thotë që edhe dinosaurët apo mamuthët leshatorë të shfaqen sërish. Ky fenomen shkencor ndodh vetëm brenda specieve që janë gati identike me paraardhësit e tyre.
Ndërsa evolucioni iterativ ka ndodhur më parë në specie të tilla si breshkat, ai kurrë nuk është parë në fushën e zogjve.
Paleobiologu David Martill, tha:
Ka ndodhur vetëm tek Aldabra, e cila shënon edhe rekordin më të vjetër paleentologjik!”
2020 padyshim mund të cilësohet që tani një vit interesat dhe mjaft konfuz, me sa duket tani do duhet të merremi edhe me ri-mishërimin e zogjve…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!