Bregdeti i Dhërmiut u ndot të dielën nga rrëke uji që sollën me vete inerte dhe mbetje.
Advertisements
Është viti i 5 që sa herë ka shira të rrëmbyeshëm, përrenjtë fryhen jo vetëm nga uji por dhe nga mbeturinat duke ndotur një ndër perlat e rivierës shqiptare.
Engjell Vangjeli ka biznesin e tij në zonën që u ndot një ditë më parë dhe thotë se pushuesit u larguan, raporton Top Channel.
“Mblidhet uji që nga rruga nacionale dhe vjen poshtë në kamp se nuk është lënë asnjë lloj kanalizmi dhe poshtë në det do vijnë inerte që gjeti rrugës”
Kjo është situatë e përsëritur që kur është ndërtuar shëtitorja e Dhërmiut pasi mungojnë kanalizimet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements