Sipas një studimi të ri, njerëzit që kanë një grup të caktuar gjenesh të trashëguara nga Naendertali kanë një rrezik më të madh për të vdekur nga virusi Covid-19.
Advertisements
Naendertal (homo neanderthalensis ose homo sapiens neanderthalensis) njihet ndryshe si një specie njerëzore arkaike, e cila ka jetuar në Euroazi para 60 mijë vitesh.
Arsyeja pse janë zhdukur mbetet ende e paqartë, por besohet se shkaku kryesor janë ndryshimet e mëdha klimatike, nga ndonjë sëmundje ose nga emigrimi i njeriut modern, përcjell lajmiifundit.al.
Advertisements
Ndryshe nga njerëzit e sotëm, Naendertali ishte më i madh në trup dhe karakterizohej nga muskujt e dukshëm në trup.
Sipas shkencëtarëve gjermanë e suedezë një grup specifik gjenesh ADN, të trashëguara nga Naendertali janë më të ekspozuara ndaj Covid-19, me një rrezik të lartë vdekjeje.
Nga studimi u zbulua se nga 3.199 pacientë në Itali e Spanjë që ndërruan jetë nga Covid-19 kishin këtë grup gjenetik ADN-je i ngjashëm me Naendertalin.
Prof. Hugo Zeberg dhe Dr. Svnte Pwebo u shprehën se 70% e pacientëve që kishin nevojë për ventilator kishin këtë grup gjenesh, një grup gjenetik i trashëguar nga Naendertalët, përcjell lajmiifundit.al.
Persona me këto gjene janë të paktë krahasuar me të gjithë popullsinë e botës, por zakonisht i bartin njerëzit me përkatësi etnike nga Azia Jugore.
Gjithsesi, sipas studiuesve kjo lidhje mes gjenit të Naendertalit dhe vdekjes nga Covid-19 është ende pa shumë prova shkencore.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!