48 orë kohë për të deklaruar pasurinë, kush janë 4 të fortët qe u shënjestruan OFL-ja

Katër të dënuar për prost itucion, trafik dr oge, vjedhje me a rmë dhe grup të strukturuar kri minal do të duhet të deklarojnë pasurinë.

Advertisements

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dën uar apo akuzuar për kr im të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Advertisements

A. G., banues në Divjakë, Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me ar më” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhu nës për dhënien e pasurisë”;

M. H., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve na rkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kr iminal”;

L. H., banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prosti tucioni” dhe “Trafikim i nar kotikëve”;

R. K., banues në Patos, Fier, i dë nuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve nar kotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPasi kaluan fundjavën të “ndarë”/ Pas postimit të Arbanës, Eduarti i bën dedikimin e ëmbël
Artikulli tjetërKoronavirusi! ‘Faqja amerikane ben parashikimin apokaliptik për Shqipërinë’