Meteorologu tregon: Ja kur rikthehen temperaturat e larta

Meteorogolu Akil Osmani nga Meteoalb ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora. Ai ka treguar si do jetë moti për sot dhe gjatë ditëve në vazhdim.

Advertisements

“Dita e hënë do jetë me prezencë të vranësirave, ku do sjellin reshje shiu në pjesën jugore dhe juglindore të vendit dhe më pas do të sjellin reshje afatshkurta edhe në zonat veriore e qëndrore të territorit shqiptar. Vranësirat në territorin shqiptar do mbeten deri në ditën e martë dhe shumë pak ditën e mërkurë, ndërsa mesjava dhe deri në fundjavë pritet që të kemi mot të ngrohtë dhe temperaturat të shkojnë mbi 37-38 gradë celcius në ultësirën perëndimore”, tha meteorologu.

“Fundjava pritet të jetë kryesisht me kthjellime edhe pse pritet që në zonat malore të kemi prezencë të pakët të vranësirve. Përsa i përket zonave bregdetare do jenë të favorizuara për turizëm pasi pritet të kemi më shumë diell dhe kthjellime. Mund të ketë prezencë të pakët të vranësirave, por që nuk do jetë problem përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare”, ka përfunduar meteorologu.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE dhimbshme! Një tjetër mjek humb betejën me COVID-19, ministria jep detajet
Artikulli tjetërArti në zi! Shuhet kompozitori i famshëm italian Ennio Morricone