Pamjet nga dhoma e “fe.rrit”/ Hetuesit në kërkim të nxitësve të vetëfl.ijimit në familjen Josifi

Policia e Shtetit dhe prokuroria po hetojnë personat që direkt apo indirekt e shtynë Zhanetën të izolohet në këtë dhomë me një të vde kur deri në vetëflijim. Hetimet po përpiqen të zbardhin shtysën që pati kjo nënë të shkonte drejt vde kjes me akte përtej çdo imagjinate. Deri tani ajo çfarë dihet vjen nga dëshmitë e Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar, por në gjendje të rënduar psikologjike. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se po hetohet se cili ka qenë sekti apo organizata fetare, ku bënin pjesë tre pjesëtarët e familjes Josifi.

Advertisements

Hetuesit gjithashtu po analizojnë blloqet dhe librat të cilat policia i gjeti në banesën e tyre mbrëmjen e së enjtes. Shënimet kanë përmbajtje fetare ku flitet për vetëf lijimin dhe rikthimin në jetë, por mister mbetet ende përcaktimi se cilës fe apo besimi i referohen. Hetimi kompleks, përfshin edhe analizimin e aparatëve celularë dhe kompjuterave të cilët ato kanë pasur në përdorim, megjithatë, burimet bëjnë me dije se vështirësia qëndron në faktin, që prej rreth dy vitesh, familja Josifi e kishte ndërprerë pjesëmarrjen në këto aktivitete fetare, duke refuzuar madje edhe të dilte nga shtëpia.

Advertisements

Dëshmitë që mund të hedhin dritë mbi misteret e ngjarjes mak abër që u zbulua të enjten në mbrëmje, në zonën e Kombinatit në Tiranë, janë edhe ato të të afërmve.

Një ditë më parë në Top Channel, kunati i Zhaneta Josifit foli për një kishë në Përmet që i kishte rekrutuar prej vitesh anëtarët e familjes, ndaj pritet që hetimet të zgjerohen edhe më tej.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak239 shkencetaret thirrje OBSH: Koronavirusi eshte shume i rrezikshem, ai perhapet nga ajri dhe…
Artikulli tjetërMbytet një tjetër turist në plazhin e Velipojës