Juventus i ka dhënë leksione skuadrës së Torinos.
Advertisements
Një hap i madh drejt titullit të kampionit është bërë nga Juventus, me fitoren e shënuar në derbin lokal kundër Torinos, me rezultatin 4:1, shkruan lajmi.net.
Juve zhbllokoi shpejtë këtë sfidë, duke gjetur rrugën e golit qysh në minutën e 3’, me anë të Paulo Dybala.
Advertisements
Në minutën e 29’, Cristiano Ronaldo asistoi për golin e Juan Cuadrado, ky i fundit që vendosi shifrat në 2:0.
Në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë, Andrea Belotti shënoi nga penalltia për rezultatin 2:1, për të lënë ndeshjen e hapur për pjesën e dytë.
Megjithatë, në 45 minutëshin e dytë, lojtarët e drejtuar nga Maurizio Sarri shënuan edhe dy gola të tjera, për të vërtetuar se në Torino ka vetëm një skuadër (të madhe).
Fillimisht shënoi Cristiano Ronaldo, atëherë kur luhej minuta e 61’ e ndeshjes, për rezultatin 3:1, kurse rezultatin final e vendosi autogoli i Djidji (87’).
Me këtë fitore, Juve shkëputet në krye të tabelës duke numëruar 75 pikë, 7 më shumë sesa Lazio në pozitën e dytë (një ndeshje për të luajtur).
Torino mbetet në kuotën e 31 pikëve, në pozitën e 15-të në klasifikimin e Serie A.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!