E shtruar në psikiatri pas ngjarjes se rëndë, Blerta Josifi mund të përfundojë në b urg(DETAJE)

Blerta Josifi, 34 vjeç, është vajza e vetme e mbijetuar nga tr agjedia e ndodhur të enjten mbrëma në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Advertisements

Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe falë punës së mjekëve, u mbajt në jetë. Blerta ndodhet në psikiatri në gjendje të rënduar mendore, teksa për të kanë nisur hetimet.

Mos deklarimi i vde kjes së motrës së saj Anisa Josifi të cilin me mamanë e saj Zhaneta ajo e mbajti për më shumë se një vit të fshehur e ngarkon atë me përgjegjësi penale, bëjnë me dije hetuesit për ‘ReportTv’.

Advertisements

Kur situata e saj psikologjike të qetësohet, Blerta do merret në pyetje nga hetuesit, për të zbuluar më shumë rreth asaj çka ka ndodhur në familjen Josifi.

Proceduart ligjore janë komplekse, por në rast se Blerta rezulton e aftë mendërisht, ndaj saj do të nisin hetim për “Moskallëzim kr imi”, duke qenë se për 15 muaj, bashkë me nënën e saj, mbajtën Anisa Josifi, të vd ekur në banesë. Ato e lyenin me vaj dhe aromatizues, dhe e mumifikuan me shtroje, në mënyrë që të mos vinte erë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë duhet të bëjë qeveria me këtë budalla, ta arrestojë? Braçe shpë rthen keq ndaj Bashës
Artikulli tjetërAksident i rëndë në Tiranë/ Ndërron jetë 24-vjeçari