Të ndërhyjë menjëherë Meta/ Basha zbardh tentativat e Ramës me bazën ushtarake të Marinës

Gjatë vizitës që ka pasur së fundi në Divjakë, kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë një denoncim të fortë, kur ka thënë se kryeministri Edi Rama, po kryen tentativa për shitjen e bazës ushtarake të Marinës Detare në Sarandë nga Edi Rama te miqtë e tij oligarkë.

Advertisements

Këtë denoncim, ai e bëri përmes një video live në facebook. Basha thotë se fakti kjo që aferë që po bëhet në sekret të plotë cenon sigurinë kombëtare, ndaj i bën thirrje Presidentit Ilir Meta që të investigojë.

‘Në sekret të plotë, është marrë një pjesë e territorit e bazës ushtarake navale të marinës së flotës luftarake detare në Sarandë dhe është bërë gati t’u jepet klientëve të qeverisë. Mbetet të verifikohet se kujt do i jepet, por emrat e përmendur janë të dyshuarit e zakonshëm, pjesë e 5 apo 6 oligarkëve që marrin çdo gjë në këtë vend.

Advertisements

Shpresoj që të jetë një lajm i rremë, në radhë të parë sepse largimi i territoreve nga forcat e armatosura, nuk mund të bëhet në mënyrë sekrete, por transparente se cenon sigurinë kombëtare. U bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, nga ato ekzekutive deri te komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të investigojnë nëse është e vërtetë që në ditët e tyre të fundit po falin bazat detare oligarkëve për zhvillime klienteliste pa garë.

Ne nuk jemi kundër zhvillimit, zhvillimi ekonomik që sjell mirëqenie është objektivi i qeverisjes sonë, por kjo nuk mund të jetë fitimprurëse deri nuk bëhet transparente’, ka deklaruar kreu i PD.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ankohemi kot me Ramën”, qeveria tepër efiçente nga 200 teste zbulon 100 të infektuar, gazetari tallet keq (Çfarë ndodh në Itali)
Artikulli tjetërE rëndë! Kaos dhe të sht ëna, v rítet në qendrën tregtare në fëmijë 8-vjeç