Rastet e reja në Kavajë dhe Elbasan, si u infektua i burgosuri kur doli me leje

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në Kavajë kanë rezultuar pozitive gjashtë raste të reja në 24 orët e fundit.

Advertisements

Korespondenti i Panorama bën me dije se ata janë punonjës në administratën e bashkisë së qytetit.

Mësohet se pesë prej tyre janë vetëkarantinuar në shtëpi.

Advertisements

Ndërsa njëri prej tyre ka pasur shenja më të rënda që kërkonin trajtim të specializuar dhe është shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ndërsa në Elbasan sot janë regjistruar katër raste të reja.

Korespondentja e Panorama bën me dije se njëri prej tyre është një i burgosur që kishte përfituar leje për disa ditë.

Ai ka rezultuar pozitivë dhe nuk dihet se ku është infektuar.

Tri dite para se të rikthehej në burg pasi i perfundonte leja, ai ka shfaqur simptoma të virusit.

Mësohet se ai ka pasur kontakte sepse ka takuar të afërm e miq që i kanë shkuar për vizitë me rastin e daljes për pak ditë nga bur gu. Frika është se ai mund të ketë infektuar edhe të tjerë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRëndohet situata! Dy humbje jete në Spitalin Infektiv, ministria jep detajet
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Sekuestrohet shuma e madhe e eurove në Rinas, ja kujt iu gjetën. Policia dyshon se…