Nëse transporti publik nuk fillon të hënën, kompanive do t’u hiqet licensa

Në një intervistë për Report Tv, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, u shpreh se “nëse kompanitë nuk fillojnë punën ditën e hënë, do të gjobiten dhe do t’u hiqet licensa.”

Advertisements

“Ka qenë një bisedë e gjatë me kompanitë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Intitutin e Shëndetit Publik si do të bëhej rihapja. Tani ka një vendim për rihapjen prej një jave, por si rrjedhojë e protokollit, kompanitë kanë shprehur rezerva, pasi pretendojnë se me aq pak njerëz nuk u funksionon koncepti, ka një diskutim që jemi gati ta vazhdojmë, por shërbimi i qytetarëve nuk duhet të ndalohet. Kjo është një situatë tejet e vështirë. Numrat janë rritur, që do të thotë se kërkesat, kanë qenë se secili të shtojë masat. Autobusët janë një vend i mbyllur dhe kanë rrezik.

Sipas protokollit nuk duhet të ketë ajër të kondicionuar, por me temperaturat është shumë e vështirë. Në një situatë të tillë secili nga palët duhet të bëjë pjesën e vet, ne kemi bërë disa hapa, ku është marrë një vendim i këshillit, një pjesë e taksave për shërbimin janë hequr, nuk është gjë e thjeshtë.”

Advertisements

Në vijim shtoi:

“Dhe me kërkesën tonë, të gjithë njerëzit që ishin pjesë e shërbimit të transportit publik, shoferë, faturino u përfshinë të paga e luftës. Por kërkohet që kompanitë të bëjnë pjesën e tyre.”

Artikull i rekomanduar: Përfaqësuesit e transportit publik nuk pranojnë të fillojnë punën!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëto tri gjëra mund të jenë arsyeja që e keni të vështirë heqjen e peshës
Artikulli tjetërCOVID-19 po bënë namin! Shqipëria e fundit në Europë për numrin e tamponëve