Kryeministri Edi Rama u shpreh se deklarata e Presidentit të Serbisë Vuçiç se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se do të negociojë me perëndimin dhe asnjëherë me shqiptarët është një provokim.
Advertisements
“Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë edhe në Hënë por në fund do të ulet me ne, autoritetet e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo nuk e njeh ai është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë që do të mbështesim deri në fund, Prishtinën.
Por dhe këtu ka një por shumë të madh, përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, njëra barrikadimi, tjetra përballimi. Barrikadimi është në dëmin tonë, jo në dëm të Serbisë. Përballimi sy më sy dhe drejt për drejt me mjetet e paqes, është sfida jonë, fiton kush është më i mençur dhe të tregojë forcën e mendjen dhe të largpamësisë. Nuk fiton kush bën të fortin me Facebook apo deklarata përçarëse duke shfrytëzuar emocione apo konjuktura të brendshme që po shpëton atdheun nga tradhtarët” tha Edi Rama.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!