Mesazhi rrëqethës i të infektuarit me COVID-19: Ju lutem ruani veten! Vuajta shumë, por…

Të flasësh dhe të shkruash për koronavirusin është e thjeshtë, sidomos kur nuk e ke kaluar dhe kur nuk i di dhimbjet që të sjell.

Advertisements

Por është shumë e vështirë për atë që e ka kaluar këtë virus vdekjeprurës, sidomos kur kalon ditët në spitalin Infektiv, duke shpresuar që të rikthehesh edhe njëherë pranë familjes.

I tillë është edhe rasti i qytetarit Edmond Mara, i cili ndau një mesazh të ndjerë në profilin e tij në facebook, ndërsa dha edhe lajmin e mirë se tashmë është shëruar, pasi analizat e COVID-it i kanë dalë ngeative.

Advertisements

Ai thotë se në javën e parë të infektimit ka vuajtur shumë, pasi kishte dhimbje trupi, temperaturë, humbje ekuilibri e shumë simptoma të tjera, deri sa vendosi t’i drejtohet spitalit Infektiv.

Atja takoi ata që ai i quan heronj, mjekët dhe infermierët e Infektivit, të cilët i shpëtuan jetën, jo vetëm atij por edhe shumë të tjerëve. Te Infektivi Mara shprehet se ka parë simptoma nga më të ndryshme të sëmundjes, me njerëz që bërtisnin nga dhimbjet, e personeli që vraponte sa te një pacient te një tjetër.

Edmond Mara i falenderon të gjithë mjekët që u kujdesën për të, ndërsa bën thirrje që njerëzit të mos bien pre e lajmeve “fake” që dëmtojnë imazhin e këtyre mjekëve, ndërsa thotë se ka edhe nga ata që nuk e besojnë COVID-in, të inspiruara ngamediat që me lajmet e tyre të rreme fitojnë ca lekë më shumë pior shkatërrojnë jetë njerëzish.

Shkruan Edmond Mara:

Miremengjes te gjitheve! Ne vazhdim te nje statusi me pare, meqenese ndava me ju problemin tim shendetsor, me lejoni te vazhdoj njoftimin si me poshte. Dje, analiazat dolen negative, pra une jam faktikisht i pa infektuar me Covid 19. Kjo nuk do te thote qe tashme jam njeri negativ. Si rezultat une lashe spitalin dhe jam ne shtepi duke ndjekur fazen e dyte te semundjes, pra luftes me pasojat etj etj.

Tani me lejoni te shkruaj dy fjale per bashkeshoqeruesit e semundjes sime. Une si natyre kam shume besim tek mjekesia dhe qe ne momentin e pare te njoftimint ju nenshtrova totalisht mendimit te mjekeve dhe shkences. E vertete qe ndjeva frike sepse mu duk nje mister dhe eshte, por edhe shume kurajo pata nga profesionistet dhe ju sigurisht, Ne javen e pare, vuajta shume ne shtepi, me temperature te larte, dhimbje kudo, neveri per gjithcka, diarre, humbje ekuilibri etj etj derisa tamponi vertetoi qe isha pozitiv. Atehere, vendosa te drejtohem spitalit te specializuar, infetktivit ku edhe u trajtova menjehere mire.

Me besoni, qe personeli atje, qe lufton dhe i sherben pacienteve jane te jashtezakonshem dhe shume prej tyre dhe heronj. Ata jane tamam ne front te pare, perballen me lloj lloj formash te semundjes. Kam pare atje siptoma e cfaqje te semundjes ne forma nga me te cuditshmet, ulerima nga dhimbjet, mungesa e frymemarrjes e tmerrshme, kollera qe te mbysnin, kollera qe nuk mbaronin sekrecione, sinfoni kollerash etj etj pa folur per reanimacionin qe se pashe. Personeli vraponte, ne vape, me lloj lloj veshjesh, duhej gjetur pulsi edhe pse te shkretet kishin humbur ndjeshmerin me nga 2 -3 pale doreza.

Kush jane keta? Njerez e profesioniste te thjeshte e perkushtushtuar, pa shoë mediatik, pa shume fjale per ju por shume fjale te mira per ne pacientet pavaresisht nga e kush ishim. Bravo Doktoreshe Najada Como, dite nate ne pune, bravo doktoret e tjere, Kalo, Mira etj etj qe nuk jua mesova dot emrat. Bravo infermieret te reja, te rinj e te vjeter, si Rovi, Mandi, Anxhela, Enxhi etj etj qe te me falin se nuk ua mbaj mend emrat. Bravo sanitaret, bravo personeli tjeter mbeshtetes etj etj.

Po shkruaj gjate e i permend se dua te jem mirenjohes e ndoshta do lidhem ndonje dite me ndonje media qe te pasqyrojne realitetin dhe jo komercializmat dhe lajmet “fake” qe demtojne totalisht imazhin, por jo vetem. Duke perdorur lajme jo te verteta, konspiracione idiotesh pa shkolle dhe njohuri, ju media fiton leke e dime, por demtoni jete njerezish. Kujdes, jane me qindra miq e shoke te mi edhe pse te shkolluar mire vene ne dyshim semundjen, pasojat dhe demin qe vazhdon te shkaktoje, bejne njerezit te vuajne pse, per pese leke me shume qe po ju them nuk jane te pista por te qelbeta.

Me falni se e zgjata shume por e ndjeva per detyre te ndaj me ju eksperiencen time qe fatmiresisht tashme rezultoi me sukses e une jam jashte, por me merakun per ju duke ju sugjeruar: – Ju lutem ruajuni, ruajuni ruajuni!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDaja i Alketa Vejsiut endet rrugëve, Ilir Vrenozi nxjerr foton: Ndihmo dajën tënd që është pa ngrënë e pa pirë
Artikulli tjetër“Isha e shk atërruar në çdo drejtim”, rrëfimi i një ish-dëshmitareje të Jehovait: Dr ama e madhe që…