Kryeministri Edi Rama ne konferencen e perbashket me homologun e Kosoves, Avdullah Hoti ka njoftuar se mbledhja mes dy qeverive, (nese e lejon situata e koronavirusit) do te mbahet ne Shkoder ne shtator, nderkohe qe ne Pallatin e Kongresve do te zhvillohet Kongresi i autoriteteve vendore të Shqipërisë e Kosovës.Edi rama-Abdullah Hoti`Rama ka theksuar se temat kyce te diskutuara gjate takimit me Hotin ka qene Dogana e Kosoves ne Durres, njehsimi i dokumenteve per shkembimin e mallrave mes dy vendeve, eksport-impor dhe hapja e kufit pa kontroll per levizjen e njerezve.
Advertisements
“Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës, në parim është e dakordësuar, por në zbatim j e plotë, pasi ajo që në fakt Hoti ka ngritur në bisedën e përbashkët përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë i pasuar nga një i dytë kontrolli në morinë, por një i vetëm në Durrës ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë nga pikëpamja legjislative deh juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë. Na duhet detajim teknik i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të pengojnë zbatimin”- tha Rama.
Njehesimi i dokumenacionit per mallrat
Advertisements
“Njehsimi i shumëherëfolur i dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes vendeve ku është e pamundur të flasim për efikasitet nëse nuk arrijmë që dy palët në nivelin teknik të kenë gjuhë teknike të njehsuar e të mos i kërkojmë ne në Shqipëri eksportuesve të Kosovës që të kenë dokumente dhe të Shqipërisë psh të AKU kur vijnë këtej, apo në Kosovë të mos i kërkohen ato të Kosovës kur shkojnë andej por një dokument i vlefshëm për të dy vendet”- tha Rama.
Kryeministri ritheksoi sot edhe njehërë përfitimin e madh të vendeve nga zbatimi i shengenit rajonal.
“Në kushtet e nevojës për të përparuar më shpejt lidhur me jetën e njerëvez dhe lëvizjen e mallrave, Shengeni rajonal mbetet në këndvështrimin tim një program ku shqiptarët këtej e andej kufirit duhet të shohin bashkërisht interesin e tyre strategjik, besoj se është e qartë, kush nuk na pengon që në një kohë të shpejt të hapim kufirin pa asnjë kontroll, cka thashë për doganën do të vlejë për njerëzit në qarkullimin mes Kosovës e Shqipërisë, ndërkohë që dy ministritë e brendshme janë në progres për të krijuar bazën e përbashkët të të dhënave për perimetrin e sigurisë dhe hyrje daljet në gjithë pikat në Shqipëri e Kosove”- tha ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!