Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Advertisements
Tashmë mësohet se 34-vjeçarja Blerta Josifi është dërguar ditën e djeshme në urgjencën e QSUT-së ku i janë kryer të gjitha kontrollet. Më pas ajo është transferuar tek urgjenca psikiatrike ndërsa aktualisht gjendja e saj mësohet të jetë më e qetë.
Kujtojmë këtu se si pasojë e ngjarjes së rëndë, pa shenja jete u gjet nëna Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe. Ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Advertisements
Familja Josifi prej 8 vitesh kishin blerë shtëpi në kryeqytet. Ndërkohë gjatë pandemisë ata janë ndihmuar nga Bashkia dhe banorët me ushqime. Një i afërm ka marrë në telefon për ta lajmëruar së xhaxhai i tyre ka ndërruar jetë, por nuk i është përgjigjur asnjë nga familja Josifi.
Ky ka qenë momenti që ka alarmuar të afërmit të cilët kanë shkuar në banesë dhe kanë konstatuar trupat e pajetë. /abcnews.al/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!