Epidemiologu shqiptar: Nuk jemi si Suedia, nuk kemi kapacitete për hapje totale

Epidemiologu shqiptar Taulant Muka ka thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë kapacitetet për t’u përballur me një shtim të rasteve të COVID-19.

Advertisements

Ai e bën krahasimin me Suedinë, vendi që nuk kaloi kurrë në karantinë, por që po vuan pasojat.

“Nuk i kemi kapacitet e Suedisë për tu hapur”, thotë Muka.

Advertisements

“Në fillim kishim një izolim total. Ndoshta të pajustifikuar. Por kjo ndodhi edhe nga padija rreth virusit. Pastaj nga asgjë kaluam në hapje sikur kishim çrrënjosur virusin”, shton ai.

Muka u shpreh se Kosova dhe Shqipëria kanë vetëm nga një laborator për zbulimin e rasteve të reja, ndaj kjo e bën edhe më të vështirë një hapje totale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDiell përvëlues, ja sa shkojnë temperaturat sot
Artikulli tjetërSilva Bino jep lajmin e keq: Ja ditet kur do kemi rritje të numrit të infektimeve