Dy raste të reja Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në qytetin e Korçës. Burime bëjnë me dije se kanë dalë pozitive një 52-vjeçare nga qyteti i Korçës dhe një punonjës i OSSHE, ndërsa nuk dihet ende nëse është bërë mbyllja e këtij institucioni.
Advertisements
Ky i fundit ka qënë asiptomatik, ndërkohë që nuk dihet ende vatra e infektimit.
Ndërkohë janë marrë tamponat e familjarëve dhe pritet përgjigje e testimeve të tyre. Në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë zbuluar 82 raste të reja me Covid 19, ndërkohë që 3 qytetarë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!