Kryeministri i Republikës së Shqipërisë ka tërhequr zyrtarisht padinë për shpifje që e kishte bërë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
Advertisements
Lajmin si fillim e bëri me dije vetë Rama dje, gjatë një konference për mediat në Prishtinë, në përmbyllje të vizitës ssë tij dy-ditore atje, ku takoi liderët politikë në lidhje me aktakuzën për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit.
Rama i kishte kërkuar Haradinajt një takim, por ky i fundit nuk e pranoi pasi tha se nuk mund të takonte dike që e ka paditur më parë. Sot është bërë publike dhe dokumenti zyrtar ku Rama ka firmosur tërheqjen e padisë.
Advertisements
Kreu i qeverisë shqiptare e paditi Haradinajn në janar të këtij viti për shpifje. Asokohe Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës.
Arsyeja e padisë ishte një deklaratë e ish-kryeministrit kosovar, i cili tha se Rama ishte i përfshirë në idenë e shkëmbimit të territoreve të Kosovës dhe Serbisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!