Opozita e përçarë? Rudina Hajdari flet për votimin e Reformës Zgjedhore: Ata deputetë që kanë ndërruar mendje në minutën e fundit…

Deputetja Rudina Hajdari tha sot se opozita parlamentare nuk është e përçarë sa i takon reformës zgjedhore dhe se për ata deputetë që duket se kanë ndërruar mendje në momentet e fundit tha ajo, janë ftuar në dialog.

Advertisements

“Ne kemi një qëndrim të unifikuar që prej fillimit, opozita parlamentare pavarësisht duket se janë disa individë nga lista të ndryshme sa i takon reformës zgjedhore ata deputetë të opozitës e ndiejnë në krurrizin e tyre si partitë janë sjellë me ta, reforma zgjedhore është një moment për të treguar e provuar aftësitë e tyre para elektoratit e të mos jenë pre e mundësisë qëe të shkojnë te një kryetar partie e t’i luten për të pasur mundësinë të rikthehen në Parlament.

Mendoj që do ecin përpara shumë deputetë kanë mundësinë të qëndrojnë të unifikuar sa i takon reformës zgjedhore, kemi takime të shpeshta, e deri më sot shohim shumë pak deputetë që janë duke ndërruar qendrim, edhe ata që ndoshta në momentet e fundit duket sikur kanë ndryshuar qëndrim i kemi bërë pjesë të debatit për ti informuar cfarë po ndodh“.

Advertisements

E pyetur për heqjen e koalicioneve zgjedhore dhe si ka menduar të hyjë vitin tjetër në parlament, Hajdari u përgjigj:

“Kjo s’është betejë personale, kolltuqesh, por betejë për të përmirësuar cilësinë e demokracisë në vend. Mos kemi më zgjedhje të kontestuara e vjedhje flagrante të votës.
Mos kemi më deputet që nuk flasin në Parlament, jemi në moment kritik, një e ardhme do duket më e mirë nëse bëjmë këto hapa“.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTrágjike/ Shpèrthen gazi në klinikën mjekësore, vdèsin 19 persona
Artikulli tjetërMeri Shehu zbulon si do e “kalojë” ditëlindjen kryeministrin Rama