Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka favorizuar mashtruesit, të cilët ofrojnë teste të rreme të antitrupave.
Advertisements
FBI ka paralajmëruar qytetarët të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, pasi testet e rreme mund të përdoren për të vjedhur infromacione personale.
Sipas mediave të huaja, FBI tha këtë muaj që mashtruesit janë duke ofruar teste të rreme ose të pabotuara të antitrupave dhe ua tregtojnë ata njerëzve për të vjedhur numrat e Sigurimeve Shoqërore ose informacionin e sigurimeve shëndetësore.
Advertisements
Testet e antitrupave përdoren për të përcaktuar nëse dikush ishte infektuar me COVID-19 në të kaluarën dhe që nga atëherë ka zhvilluar antitrupa, të cilat mbrojnë trupin të mos infektohet përsëri me Covid-19.
Në këtë drejtim, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA ka aprovuar disa teste të antitrupave, dhe të gjitha ato janë testuar më parë nga Instituti Kombëtar i Kancerit të Institutit Kombëtar ose një agjenci tjetër qeveritare.
Por, siç shkruan CNN, nuk është e thjeshtë ta bësh atë dallim kur të ofrohet një test i antitrupave përmes telefonit.
Ndaj, në këtë drejtim, FBI tha që ofrimi i një testi në një mënyrë të tillë është një shenjë që tregon se duhet pasur kujdes.
FBI gjithashtu sugjeron përdorimin e laboratorëve të mirënjohur të aprovuar nga sigurimi juaj shëndetësor dhe asnjëherë të mos ndani informacione personale me asnjë tjetër përveç ofruesit tuaj të kujdesit shëndetësor.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!