Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Andre Uisdom, është dërguar në spital pasi u god it me th ikë gjatë një su lmi dhe tentim vjedhjeje. 27-vjeçari i cili aktualisht është pjesë e Derbit në Championship, u sulmua në Toxeth teksa kishte shkuar për të vizituar familjen e vet, pas fitores kundër Riding në fundjavë me rezultatin 2-1.
Advertisements
Mbrojtësi është për momentin duke marrë mjekime në spital, ndërsa klubi i tij, Derbi, e ka konfirmuar se ai i kishte pësuar disa lëndime gjatë su lmit, por për fat të mirë raportohet se gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.
“Andre Uisdom ishte vi ktima e një sulmi të paprovokuar dhe një vjedhjeje”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi anglez. “Ai i pësoi disa lëndime dhe si rezultat i tyre, ai është dërguar në spital”.
Advertisements
27-vjeçari iu bashkua Liverpulit në vitin 2008 në moshën 14-vjeçare, pasi kishte dalë nga akademia e të rinjve Bradford Sitit Ai debutoi për Liverpulin në vitin 2012, kur i kishte bërë 19 paraqitje dhe e kishte shënuar një gol para se të fillonte një periudhë të gjatë huazimi deri te shitja përfundimtar te Derbi në vitin 2017.
PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!