Atentat djalit të xhaxhait të deputetit të PS-së në Shkodër, si Fatjon Harusha u shpëton plumbave, burrë e grua me motor …(Video)

Fatjon Harusha, djali i xhaxhait të deputetit të Partisë Socisaliste i ka shpëtuar një atentati ditën e sotme. Dosja.al mëson se në orën 12:30 të ditës së sotme, në fshatin Vukatan të Shkodrës, Harusha ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij, të llojit “Hyundai”, me ngjyrë të zezë dhe me targa ‘AA207SV’.

Advertisements

Në një moment, një burrë dhe një grua e veshur me një bluzë të bardhë, të hipur mbi një motor të llojit “Papaq”, kanë që lluar me ar më zjarri drejt mjetit të Harushës. Ky I fundit, ka shpëtuar pa u kënduar, ndërkohë që autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Dosja.al sjell edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku mjeti I sulmuar ndodhet ende me dritat ndezur dhe me derën e shoferit hapur. Ndërkohët mësohet se për ngjarjen në fjalë, janë shoqëruar disa persona në polici.

Advertisements

Ende nuk dihet arsyeja për të cilën dy personat e paidentifikuar mund të kenë dashur të ekze kutojnë Harishën, por kujtojmë se familja e këtij të fundit është shumë e lakuar në media. Konkretisht, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale, se para zgjedhjeve të 30-qershorit, Luan Harusha ka dërguar nipërit e tij që të thyejnë pallatin e sportit në Shkodër ‘Qazim Dervishaj”, që ka qenë KZAZ, për të marrë materialet zgjedhore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE fundit! Që llohet me ar më ndaj kushëririt të deputetit në Shkodër, policia jep detaje
Artikulli tjetërMjeku Viktor Marku që kuroi të shumëkërkuarin Eduart Lamaj, le shënimin e çuditshëm: Të njoftohet Policia!