Humbin jetën dy qytetarë në Spitalin Infektiv, në 24 orët e fundit, të prekur me Covid-19.
Advertisements
Sipas ministrisë, viktimat janë një 78 vjecare nga Tirana e transferuar nga një spital jo publik dhe një 83-vjecar nga Durrësi.
“Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha Eugena Tomini
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!