Makina aksidenton fëmijë 10 vjeç në Kamëz

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku makina ka goditur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kosova” dhe fëmija ishte duke kaluar rrugën me biçikletë. I mituri është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që policia ka ndaluar shoferin.

Advertisements

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2020, rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz, mjeti me drejtues M.H, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin​ e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVid hnin shtëpitë luksoze, pranga “skifterëve” shqiptarë në Spanjë, i morën 70 mijë euro ish-presidentit
Artikulli tjetërI prekur me koronavirus!/ Brenda shtepise se bukur dhe plot klas te aktorit te Porotkallise, Flor Binaj