Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur sot vendimin e shkalles se pare dhe ka rikthyer per gjykim dosjen ne ngarkim te ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.
Advertisements
Vendimi i sotem vjen pas nje seance qe zgjati fare pak, ne prani te ish-ministrit Tahiri dhe avokatit te tij mbrojtes, Maks Haxhia.
Trupi gjykues vendosi te rrezoje vendimin e shkalles se pare, pas te ciles nis nje tjeter odise gjyqesore per ish-ministrin.
Advertisements
Shkalla e pare e de noi Tahirin me 3 vite e kater muaj bur g, por qe i konvertohej ne 3 vjet sherbim prove.
Kujtojme se Prokuroria kerkoi per ish-ministrin denimin me 12 vite b urg.
Seanca e shkuar u shty, pasi anëtari më i ri i trupës gjykuese të cështjes, Dhimitër Lara kerkoi më shumë kohe për të shqyrtuar dosjen. Nderkohe qe ish gjyqtarja e kësaj dosje Nure Dreni u rrëzua nga shkalla e parë e vetingut për disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë.
Por çfarë ndodhi në seancën maratonë?
Seanca zgjati për rreth 6 orë, ku prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi paraqitën akuzat ndaj ish-zyrtarëve Tahiri dhe Çela.
Prokuroria nuk u tërhoq nga akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, ndërsa sërish kërkuan që Gjykata e Posaçme e Apelit të dën ojë Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën me 12 vjet b urg.
Përballë akuzave të Prokurorisë, Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia, kishin përgatitur një mbrojtje mbi 130 faqe, ku i lexuan ato përballë trupës gjyqësore, që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni. Edhe në Apel, ashtu si te Shkalla e Parë nuk ka munguar as tabela, ku ish-ministri i Brendshëm shpjegoi argumentet e tij me data dhe vite se ku ka qenë për kohën që akuzohet dhe se përse pretendon pafajësi.
Ndërkohë, në seancë, të pranishëm, ashtu si herët e kaluara, ishin edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së për të ndjekur procesin gjyqësor.
VENDIMI NË SHKALLË TË PARË
Më 19 shtator 2019, ishGjykata e Krimeve të Rënda i dha pafajësi Tahirit për akuzat e trafikimit të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal dhe e dënoi atë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, vendosi dënimin e Tahirit me 5 vjet burg dhe përfundimisht 3.4 vjet heqje lire për shkak të uljes së 1/3 nga gjykimi i shkurtuar. Gjithashtu, Gjykata vendosi pezullimin e dënimit për tri vjet, duke e konvertuar atë me shërbim prove.Saimir Tahiri konfeernca reagimi SMS Rama- gjykata-vendimi-tahiri-droga-habilajt (11)
Në ankimin e kryer në ish-Gjykatën e Apelit për Kr ime të Rënda, aktualisht shkalla e dytë e Gjykatës së Posaçme, Tahiri kundërshtoi edhe dënimin e dhënë nga Gjykata për “Shpërdorim detyre”. Ankim kreu edhe ish-Prokuroria për Kr ime të Rënda, duke e kundërshtuar rrëzimin dhe ndryshimin e akuzave. Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në trafikun e narkotikëve, e kryer nga një organizatë e kr mit të organizuar e drejtuar nga vëllezërit Habilaj. Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës.
Ndërkohë, një proces paralel për ta filloi edhe në Shqipëri. Edhe çështja penale ndaj ishministrit Tahiri filloi në tetor 2017, pas publikimit të disa përgjimeve të anëtarëve të grupit “Habilaj”, të cilët përmendnin emrin e Tahirit dhe aludonin se i kishin blerë dhurata.
Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka shtyrë pesë herë afatin e hetimeve, duke pretenduar se ishte në pritje të marrjes së letërporosive nga Italia dhe Mali i Zi. Tahiri ishte akuzuar edhe më herët për lidhje me vëllezërit Habilaj, me të cilët ka edhe një lidhje farefisnore dhe u kishte shitur një makinë, të cilën më pas e kishte ripërdorur, por një hetim mbi këtë u mbyll pa rezultat.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!