Kryeministri Edi Rama sot ka deklaruar se rimëkëmbja pas goditjes që morëm nga pandemia do të vijojë me ritme të shpejta çdo ditë.
Advertisements
Rama nga Fieri theksoi se në ‘fund të 4 mujorit të tretë të këtij viti ripërtëritja dhe rikompozimi i rreshtave në forcat e punës do të jetë thuajse i plotë dhe pastaj në vijim do të marrim vrull në 3 mujorin e fundit apo në 4 mujorin e tretë”.
“Faktet dhe opisionet po na tregojnë se po rikuperojmë terrenin e humbur nga ndërprerja brutale për gjatë mbylljes për të përballuar agresionin e padukshëm, virusit që ka vendosur gjithë botën në një pozitë të vështirë. Çdo ditë kemi përmirësim. Deri në fund të 4 mujorit të tretë të këtij viti ripërtëritja dhe rikompozimi i rreshtave në forcat e punës do të jetë thuajse i plotë dhe pastaj në vijim do të marrim vrull në 3 mujorin e fundit apo në 4 mujorin e tretë për të realizuar një kërcim të rëndësishëm në apsektin ekonomik dhe social.
Advertisements
Do të snaksionojmë me ligj masa të rëndësishme ndër të cilat heqjen e tatim fitim fitimit për biznesin e vogël, heqjen e tvshpër biznesin me xhiro deri në 100 milion”, tha Rama në inaugurimin e Fabrikës më të re të prodhimit të pjesëve automotive të Kompanisë Yura Corporation Albania.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!