Kërkoi një dënim më të lehtë nga arratia, ja çfare vendosi Gjykata për Agim Kajmakun

Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Agim Kajmakut që kërkuan ndryshim mase nga arrest me b urg në mungesë në një më të lehtë.

Advertisements

Gjyqtarja Shefkie Demiraj tha që masa e arrestit me b urg nuk ndryshon pasi ish kryebashkiaku po i fshihet drejtësisë.

Ndaj Kajmakut janë ngritur tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, pasi faktin që ai kishte qenë i dënuar në Greqi nuk e kishte raportuar.

Advertisements

Po ashtu ndaj tij rëndon edhe akuza e ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre, pasi ditën e fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndërpreu mandatin, ai shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë.

Në të njëjtën ditë, në vend të tyre ai emëroi nënkryetar Gentian Picari. Akuza e tretë është ajo e falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFotoja e Besit në versionin femër është thjesht epike
Artikulli tjetërRama i ‘motivuar’ në Fier: Pas ndërprerjes bru tale të Covid, kryeministri u jep premtimin fierakëve