Temperaturat e larta të motit në Mbretërinë e Bashkuar janë shoqëruar me një dyndje të njerëzve në plazhe.
Advertisements
Mijëra qytetarë britanik janë mbledhur në bregdet (ose ndonjë hapësirë në natyrë) në ditën e dytë të një valë nxehtësie në Mbretërinë e Bashkuar, ku temperaturat arrijnë deri në 33C.
Një incident i çuditshëm u regjistrua ditën e djeshme në zonën e Bournemouth Beach, i cili ishte tejmbushur me turma njerëzish aq sa dhe syri i njeriut nuk mund të arrinte t’i shihte.
Advertisements
Madje situata arriti deri aty sa njerëzve u duhejt të flinin gjithë natën në plazh për të siguruar një vend për ditën e nesërme. Kjo situatë e pazakontë ndodh në një moment ku pandemia e koronavirusit ka mbërthyer mbarë globin. Autoritete shëndetësore në Britani u kanë bërë thirrje qytetarëve që jo vetëm të rrespektojnë masat e distancimit social por edhe të bëjnë kujdes ndaj ekspozimit në nivele të larta të rrezatimit në dielli.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!