“Air Albania” lë në tokë emigrantët shqiptarë, ja çfarë ndodhi në aeroportin e Bolonjës

Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Bolonjës. Mësohet se emigrantët shqiptarë kanë prerë biletat me “Air Albania” për të ardhur në Shqipëri, por në momentin që kanë shkuar në aeroport nuk janë lejuar të fluturojnë. Kjo për shkak se kompania shqiptare ka prerë 40 bileta më shumë se kapaciteti i avionit.

Advertisements

Edhe pse ka disa orë që shqiptarë protestojnë në aeroportin e Bolonjës, asnjë nga autoritetet shqiptare nuk ka reaguar për fluturimin e tyre drejt Rinasit. Ndërkohë udhëtarët kërkojnë me ngulm fluturimin drejt vendit të tyre, Shqipërisë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAlarmi për koronavirusin/ Ekspertët në SHBA: 20 milionë persona të infektuar, ja çfarë paralajmërojnë
Artikulli tjetërDetektivja tregon momentin prekës: Iu lut të dashurës së burrit te mos e takonte derisa të vdiste(Historia e trishtë)