Rama tha se me të gjithë ekspertët ndërkombëtar që ka folur dje dhe sot, i kishin thënë se ajo deklaratë e Hagës nuk është gjendur kurrë në jurispudencën ndërkombëtare.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka thën se aktakuza e djeshme nga Prokuroria Speciale nxirrte si UFO, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Kreu i qeverisë tha se ata janë bij prindërish dhe i kanë ende të hapura plagët e luftës.
Advertisements
Më tej në fjalën e tij, Rama tha se me të gjithë ekspertët ndërkombëtar që ka folur dje dhe sot, i kishin thënë se ajo deklaratë e Hagës nuk është gjendur kurrë në jurispudencën ndërkombëtare.
“Janë mbrapa të tjerë, se këta nuk janë UFO. U shfaqën si UFO, askush si mori seriozisht dhe disa i quajtën terroristë. Po UFO nuk janë këta se janë bij prindërish. Prindërit e tyre kanë shumë plagë. Ishin prindër që jetojnë përmes dyzimit; janë fëmijë heronjsh apo kriminelësh? Fëmijë që rriten duke pritur thirrjen e radhës për babain. Ike nga kjo Gjykatë? Po. Të del tjetër rrugës. Ky teksti dje ça ishte ky? Në cilin anal të drejtësisë hyn kjo kategori. Aty bëhej fjalë për dy monstra që u ka ardhur fundi. Si mund të jetë procesi kaq i njëanëshëm? Shpresoj që kjo mos të vijë kurrë. Nuk dua të hyj në asnjë teori konspiracioni, po një provë do ishte gjetur.
Advertisements
Na dalin më shumë viktima nga dora e atyre që u ngritën për të çliruar sesa e atyre që u ngritën për të spastruar një popull. Kjo është përgjigjia që kam marrë për tekstin e djeshëm, flas për ekspertë ndërkombëtarë, asnjë nuk më tha që ka ndonjë praktikë që e integron tekstin e djeshëm. Asnjë nuk di të thotë se ndonjëherë më parë, dy individë kthehen botërisht në të akuzuar që nuk kanë akuzë. Ose është ndonjë model i ndonjë drejtësie eksperimentale. Është çmenduri! Natyrisht unë jam po ai që isha në Beograd, takimin me mioni-Shengenit, nuk i heq asnjë presje për të ndërtuar një të ardhme të re. Por drejtësia selektive nuk ëstë drejtësi. Kjo është pak por e thënë nga një piktor është e sigurtë. Për ta mbyllur dua të them që ky tribunal është i pashmangshëm sepse unë nuk mendoj që as sot Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të gjithë të tjerët që e kanë votuar këtë Gjykatë kaq speciale.
Në këtë luftë të ftohtë, kanë ndryshuar disa role dhe disa dinamika. Ky është momenti për t’u marrë reflektimin për të thënë një fjalë. Në radhë të parë, këtu del në mënyrë të dhimbshme një nga rezultatet e dritëshkrutësisë për të ndarë bërllokun nga kjo temë kombëtare. Duhet të kuptojmë sot që barrikadimet dhe përçarjet nuk janë luftë kundër Serbisë dhe e forcojnë. Serbia sot ka një njeri të vetëm në komandë, sheh në një drejtim dhe flet me një zë. Në këtë pikë kundërshtari politik është SErbia, dënimi për t’ë bashkëjetuar është i pashmangshëm“, u shpreh Rama.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!