Gazetari Baton Haxhiu u shpreh se Kosova do të gjendet në ditët e saj më të errëta.
Advertisements
Sipas tij “këtu hyn përplasja evropiane dhe e administratës Trump (nuk po them amerikane), deri në eshtra”.
“Ky është konspiracion politik ekskluziv, kundër Shtëpisë së Bardhë, kundër paqes dhe kundër asaj që duhej të ndodhte. Shikoni fjalinë e fundit: “Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së”.
Advertisements
Gjykata është vendore, e bërë nga parlamenti i Kosovës dhe njoftimi thotë se zoti Thaçi e Veseli kanë vënë interesat vetjake, mbi sundimin vik timat e kri meve të tyre, sundimit të ligjit dhe popullit të Kosovës.
Pra këta i shpall armik. Një gjykatë që është vendore nuk guxon të bëjë kësi gabimesh. Prokurori është i Kosovës nuk është ndërkombëtar.
Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli etj., janë personalisht përgjegjës për 100 vr asje. Pse nuk janë 200? Pse nuk janë 150? Nëse bën aktakuzë është logjike që vr asjet duhet të konfirmohen. Nuk mundesh më thënë 100 vr asje. Ky është njoftim për shtyp, prandaj është konspiracion.
Në momentin kur thuhet kjo, është bërë për të prishur takimin. Esenca është se Kosova do të gjindet në ditët e saj më të errëta pas kësaj që ka ndodh. Se këtu hyn përplasja evropiane dhe e administratës Trump (nuk po them amerikane), deri në eshtra. Më keq se kaq nuk mund të bëhet”, tha Haxhiu për Opinion.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!