Një grua në Britaninë e Madhe, ka nxjerrë në shitje në Facebook, unazën e fejesës së ish partnerit të saj, pasi mësoi se ai e trad htonte me një grua të martuar. Zoe Butt 26 vjeçe nga Sandown, u divorcua nga Paul Botwright, pasi mësoi se ai kishte një lidhje paralele për plot katër vite.
Advertisements
Vendimi i 26-vjeçares për të shitur unazën e ish të fejuarit, është përkrahur nga mijëra përdorues në rrjete sociale.
“Kjo unazë ishte një unazë fejese, për fat të mirë ne nuk u martuam. Unë i kërkova që ne të martoheshim dhe Paul gjithmonë gjente justifikime. Ne u njohëm në vitin 2015, por që atë kohë ai ishte në një lidhje me një grua të martuar. Ai kishte katër vite me të. Familja ime e mësoi më parë këtë fakt, unë më pas. Ai u mundua që të sqarohej, por ishte tepër vonë gjithçka mes nesh ka përfunduar”, u shpreh Zoe.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!