Rriten ndjeshëm tensionet, Kim Jong Un merr vendimin drastik ndaj Koresë së Jugut

Mediat shtetërore bëjnë me dije se Koreja e Veriut ka pezulluar planet për aksion ushtarak kundër Koresë së Jugut, sipas mediave shtetërore.

Advertisements

‘Dy javët e ardhshme do jenë kritike’, eksperti i SHBA flet për situatën dhe i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Trump: Unë e di me siguri, se…

Kohët e fundit ka pasur një tension të shtuar ndërmjet dy vendeve, për shkak të fletushkave propagandistike që grupe disidentësh të arratisur nga Koreja e Veriut nisën të shpërndajnë fund muajin e kaluar kundër regjimit të Phenianit.

Advertisements

Ndërkohë javën e shkuar, Koreja e Veriut hodhi në erë një nga zyrat koordinuese që ndërmjetësonte çështjet fqinjësore me Korenë Jugore, dhe gjithashtu kërcënoi të dërgojë trupa në zonën kufitare.

Por në një takim të kryesuar nga udhëheqësi Kim Jong-un, media shtetërore tha se vendimi ishte marrë për të pezulluar veprimet ushtarake, shkruan BBC.

Komisioni Qendror Ushtarak aprovoi menjëherë vendimin e tij. Koreja e Veriut mbetet thuajse plotësisht e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të sanksioneve ekonomike që aplikohen nga Uashingtoni për shkak të armatimit bërthamor që vendi disponon.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19 në Shqipëri, konfirmohen 10 persona të infektuar në Shkodër, ja gjykata qe u “pushtua”
Artikulli tjetërPas 3 muajsh mbyllje/ Nga sot lejohet transporti publik, urbanet dhe autobusat ndërqytetas