Stambolli ditën e sotme është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me breshër dhe stuhi të forta duke përmbytur thuajse gjithë qytetin. Mediat turke kanë raportuar se se disa rrugë janë të bllokuara prej ujit sakaqë stuhia e fuqishme ka shkaktuar edhe tornado ku sipasojë ka humbur jetën një refugjat.
Advertisements
Meteorologët e kanë shpjeguar këtë stuhi me një fenomen të rrallë natyror që ndodh në këtë zonë. Sipas tyre, ky është sezoni i “super pikave” të shiut, të cilat lëshohen mbi qytet kryesisht në Maj dhe Qershor, duke shkaktuar reshje si këto të sotmet.
Bëhet e ditur se Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë e Turqisë kishte paralajmëruar banorët e qytetit për reshjet e pritshme.
Advertisements
Po ashtu shumë vende janë përfshirë nga breshëri ku ka shkaktuar shumë dëme materiale por dhe disa njerëz janë gërvishtur duke qenë se kokrrat e breshërit kanë qenë ë mëdha dhe të forta.
Të paktën 10 njerëz u bllokuan në çatinë e një autobusi kur përmbytjet e goditura goditën rrethin ndërsa në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e shptimit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!