Një 12-vjeçar shqiptar është dhu nuar nga shoku i klasës dhe babai i këtij të fundit, ndërsa në vend janë rikthyer akuzat për sul me me përmbajtje ra ciste.
Advertisements
Ngjarja ndodhi në Peristeri, ndërsa mediat greke kanë publikuar edhe videon e momentit.
Nxënësi shqiptar ka treguar se kishte pasur edhe zënka të tjera me shokun e klasës, ndërsa për ngjarjen e fundit, ai tregon se bashkëmoshatari e kishte ofenduar dhe mallkuar dhe se ai i ishte përgjigjur në të njëjtën mënyrë.
Advertisements
“Unë po ecja me biçikletë, pastaj erdhi shoku i klasës dhe filloi të më ofendonte e mallkonte për vendin tim, dhe unë bëra të njëjtën gjë. Ai më god iti më pas dhe pastaj erdhi dhe babi i tij dhe më god iti. Më kapi nga flokët dhe ma përplasi kokën në tokë”, ka treguar ai.
Pas sulmit i mituri shqiptar u dërgua në Spitalin e Fëmijëve, ku u zbulua se vuante nga një frakturë në qafë.
Prindërit e fëmijës shqiptar shprehen se po mendojnë që të ndërrojnë shkollën e djalit të tyre, pikërisht për shkak të sul meve të vazhdueshme që ata po ndeshin, ndërsa theksuan se do t’i drejtohen edhe gjykatës për problemin në fjalë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!