Ditën e djeshme një avion turk është rrëzuar gjatë stërvitjes në Ankara, por fatmirësisht pilotët kanë arritur të shpëtojnë.
Advertisements
Sipas mediave turke, dy pilotët e aeroplanit kanë bërë një kërcim emergjent me parashutë para përplasjes, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Menjëherë pas aksidentit ekipet e shpëtimit u dërguan në rrethin Beypazar të Ankarasë.
Ndërkohë autoritetet përkatëse po hetojnë mbi ngjarjen e ndjeshme për të kuptuar edhe shkakun e aksidentit.
Advertisements
“Në orën 3 pasdite, një nga aeroplanët tanë Hürku, u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor. Gjendja shëndetësore e të dy pilotëve është e mirë. Ne po hetojmë arsyet e përplasjes.”- thuhet në një deklaratë të Turkish Aerospace Industries Inc.
Burimi: hurriyetdailynews
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!