Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Çim Peka live” se në Shqipëri ka 100 vik tima nga COVID-19.
Advertisements
“Unë jam i sigurtë se janë 100 të vdekur. Vdekjet janë dy lloje: kur vetë virusi sjell dëme në organe dhe kur vdes për shkak të sëmundjeve të tjera. Numri i vdekjeve tregon se nuk janë shifra të një virusi agresiv. Këto i ka edhe një grip normal”, tha Berisha.
Më tej ish-kryeministri shtoi se, qeveria dhe kryeministri Edi Rama gabuan me strategjinë e zgjedhur. Sipas tij, QSUT-ja është kthyer në një bo mbë biologjike, pasi aty janë infektuar shumë njerëz.
Advertisements
“Ky mashtroi në çdo gjë. Çdo statistikë do të dilte vetëm nga goja e tij. Me dhjetëra herë jam shprehur për maska. Bëri një gafë të paimagjinueshme: “maskën ta mbajnë vetëm ata që e dinë se janë të infektuar”. Përjashtoi maskën, përjashtoi testet. Nënë Tereza është sot qendra më e madhe në Shqipëri dhe kontakti njerëzor është më i madh se kudo tjetër. Aty u krijua një bombë biologjike. Vdekjet nga spitali janë më të shumta se vdekjet në infektiv. Bëri një gjë të tmerrshme. Nuk kam patur kurrë frikë. Vdekatarët nuk duhet të kenë frikë nga vdekja. Vetëm sa terr orizojnë veten. Nuk shërben frika”, tha Berisha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!