Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se trafiku ajror mbetet i bllokuar deri më 27 qershor.
Advertisements
Përmes një njoftimi për media, Aeroporti “Adem Jashari” njoftoi se është i gatshëm të rinisë operimin dhe po presin që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për këtë gjë.
“Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje”, thuhet në njoftimin e Aeroportit “Adem Jashari”.
Advertisements
Fluturimet në Aeroportin e Prishtinës janë ndërprerë në mars të këtij viti, kur edhe u shfaqën rastet e para me koronavirus.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi më 9 qershor, pati deklaruar për Radion Evropa e Lirë se pritet që Aeroporti “Adem Jashari” të rihapet brenda dhjetë ditësh.
Ndërkaq, zyrtarët e aeroportit kanë deklaruar në fillim të qershorit se kanë bërë përgatitjet e duhura për mbrojtje nga koronavirusi, duke dezinfektuar hapësirat dhe duke krijuar kushte për mbajtjen e distancës fizike në terminalin e aeroportit.
Më 13 mars, Kosova raporti rastet e para me koronavirus. Autoritetet vendosën masa izolimi duke mbyllur kufijtë tokësorë, shkollat dhe shumë biznese.
Por, më 1 qershor, Qeveria e Kosovës lehtësoi edhe më tej masat, duke rihapur kufijtë tokësorë./REL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!