Koronavirusi në Brazil/ Bilanci i viktimave shkon në 50 mijë

Brazili është afër arritjes së shifrës prej 50,000 të vdekurve nga sëmundja Covid-19, që e shkakton koronavirusi, teksa ky shtet i Amerikës Jugore, ka konfirmuar mbi 1 milion të infektuar nga ky virus.

Advertisements

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 49,976 persona kanë vdekur në Brazil nga koronavirusi deri më 20 qershor. Vetëm gjatë 20 qershorit, në këtë shtet janë regjistruar 1,022 viktima.

Brazili, shteti me popullsinë më të madhe në Amerikën Latine, me rreth 211 milionë banorë, ka konfirmuar rastet e para me Covid-19 më 26 shkurt, dhe ka kaluar shifrën prej 1 milion rastesh më 19 qershor. Ekspertët thonë se numrat real mund të jenë shumë më të larta, për shkak se në vend ka mungesë të testimeve në masë.

Advertisements

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro është kritikuar për shkak të mënyrës se si po e menaxhon krizën. Ai ka kritikuar distancën sociale, duke thënë se ajo është një masë që mbyt vendet e punës dhe është më e rrezikshme se vet virusi.

Pavarësisht shifrave të larta, në Brazil më 11 qershor, janë hapur qendrat tregtare në dhjetëra qytete. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë numër më të lartë të viktimave se Brazili.

SHBA-ja mbetet shteti i goditur më së keqi nga pandemia me 119,654 vdekje dhe mbi 2,2 milionë raste të komfirmuara me koronavirus. Por, SHBA-ja më 20 qershor, në ditën e dhjetë radhazi regjistroi më pak se 1,000 të vdekur nga koronavirusi në baza ditore, thuhet në të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns HOPE

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHapet Spanja/ Turistët lejohen pa kufizime
Artikulli tjetërDëshmia/ Ng acmimi s*ksual ndaj 5-vjeçares në Berat, Kapinova i gënjeu me ëmbëlsira dhe i futi në shtëpi, motra e saj 7-vjeçare nisi të bë rtasë për ndihmë