Dita e veçantë, ja çfarë ndodh në orën 23:44 minuta në vendin tonë dhe gjithë Europën

Mirësevjen stina e verës! Sot në orën 23:44 minuta Europa do të mirëpresë sezonin më të nxehtë të vitit dhe ditën më të gjatë, e cila do të zgjasë 15 orë e 15 minuta.

Advertisements

I njohur si solstici veror, ai zakonisht vjen në 21 qershor, por në varësi të ndërrimit të kalendarit, ndonjëherë ndodh ndërmjet 20 qershorit dhe 22 qershorit, si këtë herë.

Dhe këtë vit, për t’i dhënë një përshëndetje të veçantë verës, dielli do të shfaqet me një eklips unazor. Sipas astronomëve, sezoni i verës fillon sot, por për meteorologët, vera fillon zyrtarisht më 1 qershor.

Advertisements

Në çdo rast, fjala solstic rrjedh nga latinishtja, solstitiumi, bashkimi i fjalës “diell” dhe “sistere”, “ndalesë”, dhe i referohet faktit se në 21 qershor dielli shfaqet shumë lart në qiell dhe jep maksimumin e rrezatimit të tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDATAT/ Ambasada shqiptare në Greqi njoftim me rëndësi për emigrantët: Ja kur mund të aplikoni për pasaportë dhe kartë identiteti
Artikulli tjetërZhgënjehen prindërit e moderatores! Rrëfehet Adrola Dushi: Babi është kundër martesës, më ka thënë edhe 10 burra të marrësh unë nuk të vij në dasmë!