Viktima e parë në Gjirokastër, ndërron jetë një 68-vjeçar nga Covid-19

Është konfirmuar viktima e parë në Gjirokastër nga Covid-19.

Advertisements

Burime për Top Channel mësojnë se ai është nxjerrë nga spitali i QSUT në gjendje të qëndrueshme por ka humbur jetën rrugës për në shtëpi, pranë Lushnjes.

Mësohet gjithashtu se viktima, një 68-vjeçar vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Advertisements

Ndërkohë kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se një 70-vjeçare nga Durrësi ndërroi jetë në spitalin infektiv. 70-vjeçarja e prekur nga Covid-19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Shperthen’ koronavirusi në Gjermani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 482 raste të reja dhe 12 viktima
Artikulli tjetërDATAT/ Ambasada shqiptare në Greqi njoftim me rëndësi për emigrantët: Ja kur mund të aplikoni për pasaportë dhe kartë identiteti