“Shperthen’ koronavirusi në Gjermani/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 482 raste të reja dhe 12 viktima

Gjithashtu u raportuan edhe 482 raste të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 190 299 pacientë.
GJERMANI- Autoritetet gjermane raportuan se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 12 viktima nga infeksioni i koronavirusit dhe numri në total I të vdekurve ka shkuar në 8,887 persona që prej fillimit të pandemisë.

Advertisements

Gjithashtu u raportuan edhe 482 raste të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 190 299 pacientë. Sipas të dhënave së fundmi u regjistruan 125 të shëruar dhe numri në total I tyre ka shkuar në 173 972 persona.

Mediat gjermane bëjnë me dije 1,029 punonjës të industrisë gjermane të mishit Toennies deri më tani janë testuar pozitive për testin e koronavirusit.

Advertisements

Ndërkohë shpërthimi i infeksionit në terthoret e mishit ka çuar në mbylljen e shkollave dhe kopshteve ditët e fundit.

Burimi: deutschlandfunk.de

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe kapele në kokë, Basha ekspeditë alpine nga Valbona në Theth: S’ka vend më të bukur se i yni!
Artikulli tjetërViktima e parë në Gjirokastër, ndërron jetë një 68-vjeçar nga Covid-19