Vala e dytë e Covid-19, testime masive në Pekin për postierët dhe shpërndarësit e ushqimit

Numri i rasteve me koronavirus në Pekin arriti në nivele më të lartë se gjatë kulmit të pandemisë në shkurt. Brenda një jave në kryeqytetin kinez janë zbuluar mbi 200 raste pozitive. Tani zyrtarët kanë urdhëruar një fushatë masive testimi për punonjësit e postës së shpejtës dhe shpërndarësit e ushqimit në banesa.

Advertisements

Zyrtarët në Pekin kanë filluar një fushatë masive testimi për personelin shpërndarës së postës dhe të ushqimeve në banesa në përpjekje për të ndaluar një valë të dytë shpërthimi të koronavirusit në kryeqytetin kinez.

Testimi masiv filloi që kur u pikas një vatër infeksioni e lidhur me një treg ushqimor shumice javën e kaluar. Rastet në Pekin kaluan bilancin e regjistruar herët gjatë muajit shkurt.

Advertisements

Fillimisht testimi për COVID-19 filloi me banorët e zonës përreth tregut Xinfadi dhe ata që punojnë aty. Ndërsa tani zyrtarët filluan të testojnë me përparësi dhjetëra e mijëra vetë të punësuar në sektorin e postës së shpejtë dhe të shpërndarjes së ushqimit, të cilët dyshohen se mund të jenë vektorë të përhapjes së virusit.

Për këto shqetësime, firmat kryesore të postës së shpejtë dhe ato të shpërndarjes së ushqimit ofrojnë informacion për mënyrën e dezinfektimit të pakove si dhe temperaturën ditore postierëve.

Firma e shpërndarjes së ushqimeve Meituan Dianping konfirmoi në fundjavë se do të karantinojë për 14 ditë të gjithë punonjësit që kanë qenë në një prej zonave me numër të lartë infektimesh.

Sipas gazetës vendore Beijing News të gjithë postierët do të jenë testuar deri në fund të javës së ardhshme.

Zyrtarët kanë ngritur rrezikun e kontaminimit nëpërmjet pakove të postës në Pekin, ku prej një jave çdo ditë po evidentohen mbi 20 raste të reja. Që prej 11 qershorit janë evidentuar mbi 200 raste pozitive me kornavirus në Pekin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPresioni i bërjes së tamponëve si qokë, sjell gabime me kosto jete!
Artikulli tjetërLerdi Vula u prishi miqësinë? Capital T dhe Majk sqarojnë “sherrin” mes tyre: Nuk ka pikë xhelozie…